Shuhet futbollisti i ri shqiptar

Ndarje para kohe nga jeta për një talent.

Pak çaste më parë klubi i Kastrioti në faqen e saj zyrtare ka dhënë një lajm tr-agjik.

Klubi krutan njoftoi për ndarjen nga jeta të futbollistit të vet Erjon Ruci, i cili kishte vite që ishte pjesë e ekipeve të moshave për krutanët.

Klubi bën me dije se, Erjon Ruci humbi jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një go-ditje që ka marrë në zemër, gjatë një feste.

Ndonëse ishte pjesë e skuadrave zinxhir të Kastriotit, i riu në fillim të këtij sezoni hoqi dorë nga futbolli, për arsye personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *