Sonte do ju ikin të gjithë kanalet në televizor, ja si të veproni

Duke nisur nga mesnata e së hënës nuk do të ketë më transmetime analoge. Sinjali i vjetër televiziv do të fiket në Tiranë dhe Durrës.

Ndërkohë në qarkun e Vlorës sipas një vendimi të Autoritetit të Mediave Audiovizive ky proces do të kryhet më vonë.

Kanalet televizive do të mund të shihen vetëm përmes transmetimeve  dixhitale.

Për aparatet televizve që nuk kanë të inkorporuar marrësin DVB-T2, qytetarët do të duhet të pajisen patjetër me dekodera marrës, që mund të gjenden në dyqanet e materialeve të ndërtimit, apo edhe në rrugë.

Procesi i dixhitalizimit ka përfunduar më herët në Fier, Berat e Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *