Tiranë/ Djali s’frenon dorën ndaj vajzës

Megjithëse femra është një qenie e cila fillimisht duhet të respektohet dhe të dashurohet, ky koncept është i paperceptueshëm nga disa meshkuj.

Janë pikërisht femrat ato që na kanë sjellë në jetë dhe janë ato që na gjenden pranë kur kemi nevojë për ngushëllim.

Femra është e shenjtë, por imazhi i saj vazhdon të përdhoset shpesh kur mbi të vihet dorë…

Rasti që do trajtojmë më poshtë është tejet delikat.

Në videon e mbërritur në redaksinë tonë, duket qartazi se ka ende femra që i trajtojnë si të ulëta dhe dhunohen nga meshkuj të pafrenueshëm…

Protagoniste është një vajzë dhe dy djem… Ajo debaton me njërin prej tyre dhe i thotë të ikë, por ai ngre dorën dhe e godet me shpullë aq fort sa i përplaset koka në mur dhe vajza nis të qajë e dëshpëruar…

Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë të riun të dhunojë vajzën… por asnjë motiv nuk mund ta justifikojë dhunën!

Të shqetësuar nga zhurma që grupi po bënte, banorët kanë parë skenën e shëmtuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *