Shuhet këngëtari i famshëm

Tashmë nuk jeton më. Këngëtari i njohur i viteve ‘80 Eddie Money ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 70-vjeçare.

Ai ishte këngëtar dhe kantautor i këngëve të famshme ‘Baby Hold On’, ‘Two Ticket to Paradise’, ‘Shakin’ dhe ‘Take Me Home Tonight’.

Një deklaratë e dhënë nga familja e tij thotë: ‘Eddie ndërroi jetë paqësisht herët në mëngjes.  Me keqardhje i themi lamtumirë burrit dhe babait tonë të dashur.

Ne nuk mund ta imagjinojmë botën tonë pa atë. Ne jemi mirënjohës që ai do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. ‘

Së fundmi se ai ishte diagnostikuar me kan-cerin e ezofagut në fazën e katërt.

Money ka hedhur në treg 11 albume dhe rreth  30 milionë regjistrime përgjatë 40 viteve karrierë në muzikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *