Korçë/ 28-vjeçari dorëzohet

Një 28 vjeçar është vetëdorëzuar në Policinë e Korçës pasi më datë 7 shtator për motive të dobta ka tentuar të vr-asë me kalla-shnikov një person Ilir Hoxha (i cili për pasojë ka mbetur i pla-gosur rëndë), dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Vetë dorëzimi i 28-vjeçarit J.H ka ardhur pas kontrolleve të ushtruara nga policia dhe bashkëpunimi me familjarët e tij. Ai është dorëzuar së bashku me avokatin e tij.

Më pas policia ka gjetur edhe arm-ën kallashn-ikov që qëlloi të cilën autori e kishte pa leje. Po ashtu i është sekuestruar edhe makina tip ‘BMW’ me të cilën ai u largua.

Burimet bëjnë me dije se plu-mbi të plagos-urin e ka kapur në shpatull dhe i ka dëmtuar mushkërinë. Për pasojë të pla-gëve të rënda, i plag-osuri Ilir Hoxha 48-vjeç është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *