E rëndë, kombëtarja humb futbollistin e njohur

Ishte mbledhur së bashku me ekipin, por nuk do të jetë më pjesë e tij… të paktën fizikisht.

Ngjarje e rë-ndë në futbollin botëror, e përmasave të Davide Astorit.

Jairzinho Pieter, portieri i kombëtares së Curaçao, vd-iq të hënën në grumb-ullim, në hotelin ku është sistemuar skuadra.

Portieri është gjetur pa jetë nga bashkëlojtarët e tij. Curaçao ishte duke u përgatitur për të luajtur këtë të mërkurë, 11 shtator, një ndeshje kundër Haitit, që korrespondon me “League of Nations” të CONCACAF.

Eloy Room, shoku i ekipit, ndau një video, ku shfaqet i gjithë ekipi duke u lu-tur që portieri të pre-het në pa-qe. Përveç kësaj, ai ndau disa foto, në të cilat shfaqet Jairzinho Pieter. Portieri ishte 31 vjeç dhe qershorin e kaluar u shpall fitues i “King’s Cup“ me Curaçao, pasi fitoi në finale me Vietnamin, me penallti.

Curaçao, që njihet zyrtarisht me emrin “País de Curazao”, është një territor autonom i Mbretërisë së Holandës prej 444 km², që ndodhet në jug të Antilles, rreth 50 km larg bregdetit veriperëndimor të Venezuelës, dhe i përket grupit të Ishujve Leeward, së bashku me ishujt fqinj Aruba dhe Bonaire.

Deri në vitin 2010 ishte pjesë e Antileve Holandeze. Kryeqyteti i saj dhe lokaliteti më i populluar është Willemstad, i vendosur në jug të ishullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *