E papritur/ Tv Klan në panik, pas largimit nga Digitalb sakrifikon Fevziun

Që prej datës 1 Gusht, televizioni Klan nuk është më pjesë e paketës së “Digitalb”. Kjo për shkak të mos rinovimit të kontratës mes palëve.

Menjëherë pas daljes nga kjo paketë, Klan pa alternativa të tjera për të mos humbur audiencën.

Kështu, u ofrua pranë Tring si dhe në rrjete të ndryshme  kabllore në Shqipëri, por edhe më gjërë.

Megjithatë, duket se Tv Klan është frikësuar disi për shkak të humbjes së audiencës.

Meganews.al zbulon se televizioni Klan për herë të parë do të transmetojë live në You Tube, një nga emisionet më të shikuara.

Kështu, Blendi Fevziu duket se do të sakrifikohet dhe emisioni “Opinion” do të jepet paralel edhe online, bën me dije meganews.al.

A është kjo një strategji e televizionit për të mos humbur audiencën?

Kujtojmë se ka patur një kërkesë të shumtë të shikuesve për të parë programet online, por a po e bën Klan këtë gjë për hir të “shikues dashësve”, apo ndihet i frikësuar nga humbja e audiencës?

Mbetet për t’u parë se sa sukses do të ketë…/meganews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *