Arbana Osmani zhvendoset në Super Sport? Moderatorja i lë të gjithë pa fjalë nga stadiumi i Parisit

Do rreth një orë që të fillojë ndeshja Francë-Shqipëri dhe mesa duket stadiumi ’Stade de France’ në Paris ka filluar të mbushet.

Në një lidhje direkte për Super Sport ka qenë moderatorja e njohur Arbana Osmani, e cila ka zbuluar disa detaje nga tifozët shqiptarë.

Ndër të tjera, gazetari Alban Xhihani e ka ftuar në një moment Arbanën të bëhet pjesë e Super Sport. Ndërkohë moderatorja e surprizuar ka qeshur dhe ka dhënë një përgjigje krejt spontane.

‘Unë nuk di ta bëj këtë gjë aq mirë sa drejtoj emisionet. Prandaj t’ja lëmë në dorë më mirë Shakohoxhës’, tha Arbana.

Ndërkohë më tej Osmani ka shtuar se ‘Për të gjitha portalet unë nuk lëviz nga Top Channel. Do vazhdoj t’i bëj njerëzit të lumtur’.

Kujtojmë që edhe më herët është përfolur për një largim të moderatores në Top Channel, por ajo i ka mohuar zërat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *