A e mbani mend “Mariçuin”? S’e keni idenë se ç’ka ndodhur me të

Ju kthejmë mbrapa në kohë me serialin “Cuidado con el angel” apo siç përkthehet në shqip “Kujdes nga engjëlli” ishte një ndër serialet më të pëlqyer.

Historia që ky serial ka trajtuar, ka bërë që një numër i madh i shikuesit ta përcjellin atë me kureshtje deri në episodin e fundit.

Me siguri nuk e keni harruar as protagonisten e këtij serialit, aktoren Maite Perroni e cila ka bërë bujë tek publiku me interpretimin e rolit të “Marichuit”, shkruan meganews.al

Po ç’ka ndodhur me të?

Aktorja tashmë është bërë mjaft e suksesshme dhe po realizon një tjetër telenovelë që mezi po pritet nga shikuesit.

“Loja e Çelësave” është seriali i spanjoll i vendosur në qytetin modern të Meksikës, është një serial për monogaminë në marrëdhëniet afatgjata, përmbushjen personale dhe dëshirën.

“Loja e Çelësave” është një domosdoshmëri për pjesën më të madhe të audiencës në Shtetet e Bashkuara, dhe diçka krejtësisht të ndryshme nga ajo që shihet deri më tani në këtë hapësirë”, tha Mario Almeida, producent, shkruan meganews.al.

Përveç kësaj, Maite në 2020 do të jetë pjesë e një tjetër telenovele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *