Luis Enrique humb vajzën

Humbje e madhe për Luis Enrique. Ish-trajneri i Barcelonës dhe i kombëtares së Spanjës ka njoftuar mbrëmjen e sotme nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, vde-k-jen e vajzës së tij 9-vjeçare, Ksana.

Trajneri u largua nga kombëtarja para disa muajsh, për probleme familjare, teksa vajza e tij po luftonte me një sëm-undje të rë-ndë(osteosarkoma – tumor në kockë).

“Vajza jonë ka ndërruar jetë këtë pasdite, në moshën 9-vjeçare, pas 5 muajsh luftë intensie kundër osteosarkomës. Duam të falenderojmë të gjithë mesazhet që kemi marë këto muaj dhe i vlerësojmë. Duam të falenderojmë stafin e spitalit “San Joan de Deu and Sant Pau”, për dedikimin e tyre. Do na mungosh shumë, por ne do të kujtojmë çdo ditë të jetës sonë dhe shpresojmë që në të ardhmen të takohemi sërish. Do jesh ylli që drejton familjen tonë. Pusho e qetë Ksanita” – shkruhej në njoftimin e trajnerit spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *