Lajm i fundit/ Lumi del nga shtrati dhe merr para gjithçka

Të paktën 7 persona humbën jetën kur lumi doli nga shtrati dhe përmbyti një fushë ku po luhej një ndeshje futbolli në kuadër të një turneu amator në jug të Marokut.

Në mesin e vikt-imave është një 17-vjeçar dhe 6 të moshuar, të cilët po shikonin ndeshjen në fshatin Tizert.

“Jemi të sho-kuar. Jam 64 vjeç dhe kurrë nuk kam parë një rrebesh të tillë”, tha një dëshmitar okular për “AFP”.

Në fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale shfaqen disa burra sipër një ndërtese, të cilën e shkat-ërron rrjedha e lumit dhe të gjithë humbin nga shikimi.

Shërbimi Meteorologjik i Marokut kishte paralajmëruar për shira të rrëmbyeshëm ditën e mërkurë në shumë provinca të vendit.

Shirat vinin pas një periudhe të gjatë thatësire, çka i bëri përmbytjet edhe më të fuqishme.

Përmbytjet nuk janë një fenomen i pazakontë për Marokun, ku vetën në korrik humbën jetën 15 persona në Marrakesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *