“Polici ndalon shoferin e autobusit në Korçë, pasagjerët mbesin në rrugë”

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një qytetari që denon-con dhu-nën e ushtruar nga një punonjës policie ndaj shoferit të një autobusi në Korçë.

Sipas qytetarit, autobusi është ndaluar nga policia në hyrje të qytetit juglindor, edhe pse ishte me 50 km/orë, me arsyetimin se kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Punonjësi i Policisë Rrugore bazohej tek shpejtësia që mjeti kishte qenë në tokën greke, e cila është e lejuar, ndërkohë kërkoi t’i marrë patentën shoferit.

Shoferi e kundërshtoi policin, duke u shprehur se po ecën me 50 km/orë, brenda rregullave.

Menjëherë pas kësaj, polici qëllon me grusht drejtuesin e autubusit dhe thërret patrullën. Shoferi u shoqërua në polici nga patrulla, ndërsa pasagjerët e autobusit mbetën në mes të rrugëve.

Qytetari vijon më tej duke u shprehur se policët filluan të talleshin me ta, duke iu thënë “ishit mirë andej nga erdhët”. Denoncuesi shprehet se qëllimi i policëve ishte të merrnin ryfshet.

Denoncimi i plotë:

Narkopolice horra dhe gangestere rrahin shoferin e autobuzit dhe lene pasagjeret ne rruge! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e denoncimit te pasagjerit dixhital! Denoj me ashpersine keto akte banditeske te narkopoliceve te Edvin Mafise, gjeneral Hashashit dhe badiguardit te Eskobarit te Ballkanit! Turp! Krim! sb

Pershendetje Z. Zoti Sali Berisha
Jam nje posagjer i cili udhetoja nga athina ne korce. Ne hyrje te korces shoferin e ndalojne policia rugore .pasi i kane kerkuar dokumentat e mjetit shoferi ja u dha.shoferi ishte me shpejtesi minimale 50kmh tek unaza e qytetit.Por polici bazohej tek shpetesia qe kishte qene mjeti ne token greke 100kmh e cila eshte e lejuar.

Pasi shoferi po mohonte se ishte me shpejtesi dhe se nuk eshte e drejte te me merni patenten nderkohe qe nuk dini te lexoni takografin e mjetit i kundershtoj se jam me 50 kmh dhe jo me 100. Dhe mbas kundershtimit polici qellon shoferin dhe theret patrullen ne kete moment te gjithe posagjeret dalin nga mjeti duke kundershtuar policet te cilet kishin nje sjellje harbutesh dhe jo njerezore.

Shoferin e nxoren ne komisjon dhe i hoqen patenten per 7 muaj1 muaj per shkeljen dhe 6 muaj per kundershtim te policit qe e cila nuk eshte e vertete se i shkreti as i ofendovi as i shavi thjesht ju tha nuk eshte e drejte dhe se nuk eshte shpejtesi ne token shqiptare por ne token greke e cila eshte e lejuar

Pas shoqerimit te shoferit posagjeret mbetem ne mes te rugeve se shoferi ishte vet nuk kishte ndimes, dhe policat talleshin me ne duke thene mir ishit ande nga erdhet cju duhet ju ketu, beni si te beni nje nate eshte do kaloje ishin te pire nga festa e bires. Ne fillim policat ishim te bute dhe pretenduan per ryshfet po kur e pane situaten e tensjonuar nga posagjeret atere e acaruan situaten. Te njejtet polic gjithmone kane mare ryshfet qat ndalesave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *