Shkundet Italia/ Jep dorëheqjen kryeministri

Italianët do të kenë zgjedhje të parakohshme. Kryeministri, Giuseppe Conte njoftoi dorëheqjen gjatë një debati në Parlament, ndërsa nuk i kurseu dhe kritikat e ashpra për ministrin e brendshëm, Matteo Salvini.

Ai theksoi se kriza politike është një zgjedhje e Salvini-t dhe shtoi se ministri vendosi interesat e partisë së tij përpara atyre kombëtare.

Gjithashtu e kritikoi liderin e Lega-s për mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë duke thënë se duhej të kishte debatuar në Parlament përpara se të dilte në shesh. Ndër të tjera, Conte tha se është tej mase i shqetësuar nga dëshira e Salvini-t për pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *