‘’Dashuria e parë nuk harrohet kurrë”, Arbana Osmani rikthehet pas 6 vitesh tek …

Në qoftë se mendoni se dashuria më e madhe në jetën e Arbana Osmanit, kuptohet pas të birit, Jonit dhe familjes, është televizioni, gaboheni pasi moderatorja e njohur e ‘’Top Channel” është e dashuruar marrëzisht pas ushqimit. Dhe jo vetëm si shijuese, madje një degustatore par excellence, por mbi të gjitha si shefe.

Dashuria lind nga stomaku dhe këtë Arbana e di më mirë se kushdo tjetër, kjo është dhe arsyeja përse ajo përfshihet e gjitha sa herë ”arratiset” në kuzhinë për të përgatitur pjatën e radhës.

Por Arbana nuk i mban recetat vetëm për vete, kur gjërat bëhen me dashuri duhen ndarë me të tjerër. Gjashtë vite më parë ajo publikoi librin e parë të kuzhinës, titulluar ”Receta për njerëzit që dua” dhe mesa duket po punon për librin e saj të dytë.

Ka ardhur momenti që shefe Arbana të përveshë mëngët dhe të përgatisë pjata të tjera të shijshme, të shëndetshme e të bukura për t’i ndarë me dashamirësit e kuzhinës.

“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju një projekt për të cilin po punoj prej kohësh. 6 vite pas librit tim të parë me receta gatimi, më në fund erdhi momenti për një të dytë… “Receta për 5 minuta”, së shpejti për të gjithë ju që keni besuar tek unë, gjithmonë” – ka shkruar dje në një postim në Instagram, i cili është mirëpritur nga ndjekësit e saj.

Epo dashuria e parë nuk harrohet apo jo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *