E gënjeu keq fare, Edi Rama i bën të paimagjinueshmen Valdrin Pjetrit

Edi Rama ka reaguar edhe një herë paraditen e sotme, I pari reagim pas dorëheqjes ditën e djeshme të të zgjedhur të PS për Shkodrën Valdrin Pjetri.

Edhe pse thotë se ça ka bërë në moshën 19 vjeç nuk e ben kriminel, Rama nuk e justifikon gënjeshtrën e këtij funksionari në deklarimin e vet. Ndërkohë që kërkon riverifikim të të gjithë deklarimeve të zyrtarëve të zgjedhur në zyra shtetërore.

Deklarata e plotë:

Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.

Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!

Jo vetëm kaq,po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur.Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal.Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive.

Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *