Kisha e Shën Mërisë në Korçë, At Ilia Kotnani flet për zgjerimin si objekt kulti

Kisha e Shën Mërisë që ndodhet në lulishten me të njëjtin emër në Korçë është në projekt që të zgjerohet si objekt kulti.

At Ilia Kotnani që drejtoi ceremoninë për festën e Shën Marisë, në fjalën e tij para besimtarëve u shpreh se kisha mund të zgjerohet për të shërbyer edhe si manastir. Kleriku tha se një sipërfaqe prej afro 37 mijë metra katrorë në këtë lulishte është pronë e komunitetit orthokoks.

Ai bëri apel që kjo pronë të rikthehet me qëllim ndërtimin e një kishe edhe më dinjitoze për komunitetin, siç po bëhen përpjekjet për ringritjen e katedrales të Mitropolisë te kisha ‘ Burimi Jetëdhënës’.

Dikur, kisha e Shën Marisë ka patur zotërim më të madh edhe për faktin se në zonën pranë saj egzistonin varrezat orthodokse të qytetit që u prishën pas viteve 1960-të.

Nuk dihet se sa mund të realizohet synimi I Mitropolisë Korçë për pronën e saj, pasi nga ana e bashkisë kohët e fundit janë kryer investime të konsiderueshme në rimodelimin e lulishtes ‘Shën Maria’ si një ambjent me funksione publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *