Festa e Birrës mban “zgjuar” Korçën, nata e dytë plot surpriza

Festa më e madhe në Shqipëri, vijon të mbajë gjallë qytetin e bukur juglindor, i cili është tejmbushur këto ditë nga qytetarët shqiptarë e të huaj.

Mijëra turistë vendas e të huaj po shijojnë prej mbrëmjes së kaluar festën madhështore të Birrës në Korçë.

Shumë qytetarë thuajse e kanë gdhirë mbrëmjen e kaluar, ndërsa edhe sot kanë nxituar të zënë vendet që prej orësh 16:00 të pasdites, ndonëse festa ka nisur në orën 21:00.

Atmosfera festive ka vijuar gjatë gjithë ditës së sotme, teksa turistët kanë mbushur të gjitha rrugët e qytetit, duke shijuar birrën, gatimet tradicionale dhe ritmet më të bukura muzikore.

Ashtu si nata e parë, edhe sonte priten mjaft surpriza të bukura, që do të mbajnë zgjuar mijëra turistë, që kanë zgjedhur të argëtohen në këtë event të mrekullueshëm, i cili shënon 13 vite sukses.

Festa e Birrës do të vazhdojë të elektrizojë qytetin edhe për 4 net të tjera ku mbi 100 000 persona pritet të argëtohen falë aktiviteteve të shumta që janë parashikuar nga bashkia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *