E ku më mirë se në Korçë mund të festohet… model qytetarie

Festa e birrës në Korçë që nisi edicion e saj të 13-të këtë mes gushti tregoi që në natën e parë të saj modelin e qytetarisë dhe turizmit.

Pavarësisht pjesmarjes së lartë që vlerësohet me mbi 100 mijë vizitorë, mbizotëroi një atmosferë festive, argëtimi, hareje dhe kënaqësie gjatë orëve që vazhdoi manifestimi më I madh i sezonit turistik të verës në qytet.

Si te sheshi në krah të stadiumit ‘Skënderbeu’ edhe te pazari I vjetër I qytetit apo zona këmbësore.

Frekuentuesit që nuk linin vend as për të hedhur kokrën e mollës kaluan vetëm orë të këndëshme duke shijuar birrat, mezetë tradicionale dhe interpretime nga më të mirat të këngëtarëve të zgjedhur për këtë eveniment. Korça edhe një herë përjetoi gjallëri të jashtëzakonshme.

Qytetarët, banorët e rethinave, emigrantët, vizitorët nga qytete të tjera dhe turistë të huaj e populluan Korçën nën përjetimet e një adrenaline festive.

Nuk u regjistruan incidente, falë edhe qytetarisë të treguar në këtë natë të parë festive por edhe masave nga policia e rendit dhe ajo bashkiake. Festa e birrës e përligji suksesin e saj në çdo aspekt që natën e parë ndërsa tradita e mirë e krijuar tashmë ka shfaqjet e veta spektakolare edhe në ditët në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *