Ermal Mamaqi i drejton pyetjen fansave, Ami ia prish lojën me komentin e saj

Ermal Mamaqi duket se këtë verë i është përkushtuar totalisht projektit më të ri filmik që pritet të publikohet së shpejti. Në të do të marrin pjesë personazhe të ndryshëm të shoëbiz-it shqiptar, përfshi këtu edhe Enca Haxhinë

Por, para se të thonte titullin e filmit të ri, i drejtoi një pyetje ndjekësve, në formën e një loje që kishte një çmim fitues.

“Kush e gjen Titullin e filmit që po xhirojmë, do e shohi me mua në ditën e Premierës në Kinema. FORCA. PO PRES TITULLIN NË KOMENTE,”- shkruan Mamaqi në rrjete sociale.

E paduruar shkruan bashkëshortja e tij Amarda Toska: “A ta them unë?”

Disa nga fansat kanë kujtuar se titulli i filmit është “A ta them unë?”, por në statusin pasardhës Ermal Mamaqi ka bërë me dije se filmi do të titullohet “I love Tropoja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *