Dy fjalë për ata që mendojnë se vila e Sonila Meços është luksoze!

Dje Sonila Meço na prezantoi me vilën e saj në Dardhë të Korçës.

Moderatorja e njohur tregonte kopshtin e bukur përballë shtëpisë, i zbukuruar me lule e gjelbërim.

Kjo tërhoqi vëmendjen e mediave dhe disa madje e quajtën e “vilë luksoze” banesën e saj duke bërë që kjo gjë të mos i pëlqejë Sonilës.

Ajo ka reaguar pak orë më parë për të thënë se ajo i është kthyer fshatit e tokës, kur shumë të tjerë nuk i ndaheshin qytetit.

Ky është i vetmi luks sipas Sonilës, e cila madje fton të gjithë ata që mendojnë se po bën jetë luksi, ta vizitojnë në ditën e Shën Mërisë, nesër më 16 gusht.

Ja statusi i saj i plotë:

“Për ca tituj portalesh e komente nëpër to

Nuk ka asnjë lajm tjetër në fotot prej bahçeve të Dardhës…aty ku fati e desh të rriteshin të parët e bashkëshortit tim e ku stërmbesa e tyre po për të njëjtin fat kalon pushime verore e dimërore.

Se ndonjëherë portalet, edhe pse prej dashamirësisë, me titujt e tyre nxisin komente nga më të rëndat.

Ne i jemi kthyer fshatit e tokës kur shumë të tjerë nuk i ndaheshin dot qytetit. Ky është i vetmi luks, kush kalon nga Dardha e di se si i stolisin bahçet me lule të harlisura banorët e përhershëm e të përkohshëm. Rrofshin për traditën!

Ju presim për ditën e Shën Mërisë në 16 gusht, Dardha është pasuri për këdo që shkel në të❤️”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *