Rritet numri i atyre që kërkojnë ndihmë në urgjencë, mjeku korçar ka një kërkesë për qytetarët

Ditët e fundit është rritur numri i pacientëve që kërkojnë shërbimin shëndetësor në urgjencën e spitalit të Korçës.

Kjo rritje vjen si pasojë e rritjes së temperaturave.

Mësohet se pjesa më e madhe e pacientëve janë të moshës së tretë, dhe të sëmurët kronikë të sëmundjeve kardiake dhe respiratore.

Këto ditë ata kanë pësuar komplikacione të ndryshme pasi temperaturat e kësaj vere janë shumë më të larta se vitet e kaluara.

Sipas mjekut të urgjencës Petrika Jordani, I cili ka dhënë një intervistë për RTSH Korça ka një numër jashtë normave të pacientëve që shkojnë në urgjencë dhe kjo për shkak se qytetarët paraqiten direkt në urgjencë pasi shmangin mjekun e familjes.

Sipas tij nuk ka nevojë që ata që duan të masin tensionin nuk është e nevojshme të shkojnë në urgjencën e spitalit të qytetit, pasi kështu ata i ngarkojnë mjekët e urgjencës me punë, duke mos i lejuar që të merren me të sëmurët rëndë.

Mjekët këshillojnë shmangien e daljeve në diell sidomos në orët e pikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *