Marrja e patentës? Nga 15 gushti ndryshime thelbësore, ja ç’duhet të dini

Duke nisur nga data 15 gusht shoferëve të rinj u ofrohet mundësia që patentën ta tërheqin vetëm për 30 minuta dhe pa asnjë tarifë shtesë.

Lajmi bëhet i ditur nga Blendi Gonxhja, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Transportit Rrugor.

Në një njoftim të postuar prej tij bëhet e ditur se patenta do të tërhiqet brenda ditës nga aplikuesi i cili duhet të presë vetëm 30 minuta dhe nuk ka pse të shkojë të paraqitet dy herë në drejtori, duke krijuar shumë lehtësira në këtë drejtim.


“Personalizimi/Lëshimi i kartonit të ri të Leje Drejtimit (Patenta) nga 15 Gushti do realizohet në vetëm 30 minuta!

Aplikon për kartonin, dublikat, rinovim apo hera e parë pasi ke marrë provimet? Nuk tallemi – e merr po atë ditë, pa ardhur 2 herë!

Risia starton me Tiranën që lëshon ~45% e nr total! (kjo do ndihmojë që edhe me qytetet e tjera të ulim shpejt kohën!)

Pajisjet e reja dhe sistemi EDM i gjithëpërditësuar, investime strategjike e të konsiderueshme të DPSHTRR, shpejtojnë shërbimin për qytetarin!

Në Nëntor 2018 ky proces vononte 15 ditë! Punuam, zhvilluam, programuam dhe riinvestuam nga të ardhurat që sot Tirana të shërbehet 720 herë më shpejt se 8 muaj më parë!

Në 2018-ën dy muaj u bllokua fare prodhimi, u bë torturë për qytetarët! Në 2019-ën deri sot asnjë ditë bllokim shërbimi!

As mik, as bakshishe, jo privilegj por e drejtë për të gjithë!

Oh se harruam! – PA TARIF EKSTRA!”, njofton Gonxhja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *