Leonora Jakupi jep “mësim” se si bëhet koncerti në Drenicë

Këngëtarja drenicase Leonora Jakupi, mbrëmë ka mbajtur një koncert në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Koncerti i saj për nder të festës së Kurban Bajramit, kishte mbushur sheshin plotë me njerëz të cilët kishin ardhur për ta ndjekur “Live” këngëtaren e cila gëzon një respekt të madh nga vendasit e saj.

Përveç hiteve të saj, Leonora ka kënduar edhe këngë patriotike e që e kanë ndezur edhe më shumë atmosferën në Drenicë.

Koncerti i Leonorës, sipas magazina.al, vjen pak ditë pasi atje këndoj edhe Fjolla Morina, e cila u komentua shumë për menyrën e paraqitjës së saj në skenë para publikut ku kishte edhe fëmijë, e duket se mbrëmë Leonora i dha një “mësim” se si duhet të paraqitet në koncerte të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *