Korçë, rikonstruktohet Muzeu Kombëtar i Arsimit

Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë, prej 1 qershorit ka mbyllur dyert për vizitorët.

Shkak për këtë vendim , është bërë tërmeti i po të njëjtës datë i cili ka shkaktuar dëme serioze në godinën gati 200 vjeçare.

Por Drejtoria e Rajonale e Kulturës pohon se është miratuar një fond prej 30 milionë lekësh për rikonstruksionin e saj, e në shtator pritet të nisin punimet.

Ky muze mbetet më i vizituari nga turistë vendas e të huaj. Nga statistikat rezulton se deri në fund të muajit maj janë regjistruar më shumë se 16 mijë vizitorë. Edhe pse tashmë i mbyllur, turistët shfaqin interes për të parë.

Në qytetin e Korçës funksionojnë 6 Muze, 2 prej të cilëve, ai i Arsimit dhe Artit Mesjetar janë kombëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *