Ish-aktorja e serialit “Kafeneja Jonë” i jep fund beqarisë

Lyra Xhoci e cila njihet nga publiku kosovar prej serialit ‘Kafeneja Jonë’ i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me të dashurin që po kalonin qe disa vite.

Këtë e ka konfirmuar vetë aktorja me anë të një fotografi të publikuar në llogarinë e saj në Instagram ku la edhe një shkrim romantik.

““Ndoshta një ditë, unë do të vrapoj përsëri tek ti. Ndoshta një ditë, ne do të jemi gati. Do të jemi dy njerëz që do të marrim rrugën e duhur, ku u larguam dhe do të jemi të lumtur.

Ndoshta një ditë, diku përtej rrugës, në shi, unë do të buzëqesh me ty nga larg dhe t’i do të ma kthen menjëherë buzëqeshjen. Dhe ne thjesht do ta dimë .. si të kthehemi në shtëpi pas një udhëtimi të gjatë larg.

Si për të parë mikun tuaj më të mirë për herë të parë, në një kohë të gjatë, pas një jete të qetë. Ndoshta një ditë ne thjesht do ta dimë. Do ta ndjejmë thjesht. Dhe këtë herë, ne do të jemi mjaft të mirë për ta bërë atë të funksionojë. Mjaft e mirë për të qëndruar. Ndoshta ajo ditë, është sot!!!” ishte shkrimi i Lyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *