Është duke shijuar dashurinë e re me aktorin, ish-bashkëshorti i bën të papriturën Jonida Maliqit

Janë apo nuk janë bashkë, fshihen dhe shfaqen, duhen apo nuk duhen… Historia e re e dashurisë së Jonida Maliqit ka kohë që shfaqet pothuaj çdo ditë në faqet rozë të portaleve.

Si përfundim lajmet e fundit thonë që ajo dhe Romeo Veshaj u puthën në plazh, pra në publik dhe çdo gjë është e konfirmuar: çifti ka muaj që gëzon lidhjen e tyre. Ato që shkruhen më tej vazhdojnë të sqarojnë se Jonida ka dashur gjithmonë të jetë diskrete sa i takon jetës familjare, do të shfaqet sa më pak në publik etj., etj.

Por ka edhe diçka tjetër që shumica nuk e dinë. Nuk është vetëm dëshira për të mbajtur larg jetën publike apo të qenit nëna e një djali të vogël ato që Jonidën e kanë distancuar paksa nga jeta publike. Arsyeja e vërtetë dhe ajo më madhorja është është ish-bashkëshorti i Jonidës, Gent Prizreni.

Edhe pse gjithmonë ka bërë jetën dhe qejfet që ka dashur, edhe me të tjera e në publik madje, Genti ka qenë tmerri më i madh i Jonidës. Xheloz deri në patologji, ai e ka përndjekur këngëtaren edhe kur ishin bashkë, por edhe shumë kohë pasi ata ishin ndarë.

Thonë se Genti përdor si argument djalin e vogël duke i ligjëruar vetes të drejtën për të kërkuar llogari edhe për jetën personale të Jonidës.

Gjë që e ka frikësuar gjithmonë këtë të fundit e madje e ka detyruar të heqë dorë edhe nga shumë mundësi që i janë dhënë në jetë.

I tillë ishte edhe ky rast: Jonida dhe Romeo janë të dashuruar, por këngëtarja e ka shfaqur pak e nga pak dashurinë e saj në publik. Me këtë rast ka testuar edhe reagimin e Gentit, i cili më në fund duhet të mësohet me idenë që Jonida është e lirë tashmë ta jetojë jetën si të dojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *