Të rinjtë përdhosën bustin e Françesk Radit, nuk përmbahet Rozana: Të rinjtë do të vihen para drejtësisë

Ka marrë dhenë një video e disa të rinjve që dëmtojnë bustin e artistit të madh Françesk Radi të Kodrat e Liqenit.

Për këtë ngjarje ka reaguar mbesa e Françeskut të ndjerë, këngëtarja Rozana Radi.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shihen të rinjtë dhe shprehet se është në pritje të policisë, pasi autorët do të vihen përpara përgjegjësisë.

Rozana i lutet autoriteteve të ndjekin rastin sepse sipas saj këta palaço bëjnë pis kulturën shqiptare.

Ndërsa njëkohësisht këngëtarja i drejtohet dhe të rinjve duke u thënë se në moshën e tyre Franko pas shkolle merrte këtë kitarë, që ata po përpiqen t’ja heqin nga duart dhe këndonte.

Statusi i plotë:

Eshte bere vir-ale sot nje video, ku dy adoleshente dhunojne bustin e kantautorit Francesk Radi. Perveç lidhjes familjare, sot dua te flas si qytetare e ketij vendi ne te cilin dua te rris neser femijet e mi. Dua te flas si nje dashamirese e muzikes. E kam pare qe ne oren e para te paradites kete video dhe ende jam ne pritje qe “Policia do ti identifikoje autoret “ te cilet do te vihen perpara pergjegjesise! Keqardhje e madhe per kete brez qe po rritet ne Shqiperi. Do isha shume kurioze ti njihja nga afer keta dy adoleshente e ti pyesja se cfare ju beri busti I nje artisti I cili i dha as shume muzike Shqiperise. Ne moshen tuaj Franko pas shkolle merrte kete kitarre qe ju po perpiqeni tja hiqni nga duart dhe kendonte. E interrnuan e larguan nga nena nga babai nga motrat nga vellezerit por kitarren nuk ja hoqen dot. Nuk di ne cilen fytyre tju peshty e tju tregoj gjithe zemerimin tim te vajzes te djalit te bashkeshortes por me shume te spektatorit qe Franko i dha gjithe rinine . A I keni bere pyetjen vetes nese I keni lumturuar me kete xhest familjaret tuaj?A jane krenare per ate qe ata perfaqesojne…..

Ne Shqiperine tone vertet mungojne shume gjera, por nje gje e kemi te sigurte ( me mire nje seks i sigurte se nje femi i tille )

I lutem autoriteteve te ndjekin rastin dhe ti vene para pergjegjesise te dy keta palaço te cilet na e bejne pis artin kulturen dhe rinine shqipetare!

Sot eshte dhunuar nje vlere publike.Neser nje tjeter e nje tjeter…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *