“Pamje apokaliptike”/ Furtunë e madhe në Korçë, ja çfarë la pas moti i keq

Moti i keq, që përfshiu një ditë më parë gati gjithë Shqipërinë, ka shkaktuar probleme të mëdha në disa qytete.

Pas Shëngjinit, Beratit, Sarandës, Velipojës, rrebeshet e shiut dhe stuhitë kanë përfshirë edhe Korçën, duke lënë pas një sërë pasojash.

Për shkak të motit të ke është ndërprerë edhe energjia elektrike në disa fshatra të Korçës dhe në bashkitë Devoll e Pustec.

Në disa akse të qarkut të Korçës ka pasur rënie pemësh dhe rrëshqitje dherash.

Problemet më të mëdha janë paraqitur në akset Ersekë-Leskovik, Qafë Plloçë-Libonik dhe në aksin kryesor në Zemblak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *