Me pushime jashtë, Arbanës nuk i ka pëlqyer surpriza e Eduartit në Barcelonë?

Arbana Osmani premton surpriza, dhe ia arrin: stafi i emisionit të saj ndodhet në Spanjë e një prej udhëtimeve të para ka qenë në Barcelonë, ku regjizori dhe njëkohësisht partneri i ri i përfolur i Arbanës, Eduart Grishaj, është kënaqur mjaft duke I “punuar“ një rreng moderatores.

Arbana është tifoze e Bayern-it, ndaj vizita e organizuar nga stafi dhe sidomos regjizori, në stadiumin më të madh të Spanjës “Camp Nou” , nuk e ka kënaqur shumë, te pakten kete tregoi ajo si me shaka.

“Eduart Grishaj na ka sjellë në një super muze sot, te Barcelona, super muze, i bukur fare, na habiti…”, ka shkruar ajo.

“Eh, si të erdhi jeta Arbana…”, përgjigjet ai, dhe Arbana vazhdon: “Erdhi, pra, dhe nuk e di pse jam këtu, di gjë pse jam unë këtu, tifoze e Bayern-it?” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *