U fut në liqen dhe nuk u pa më, gjendet trupi i pajetë i futbollistes shqiptare

Gjendet më në fund trupi i futbollistes shqiptare Florijana Ismaili.

Trupi i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit, është lokalizuar në një thellësi prej 204 metrave, jo larg vendit u ishte zhdukur në Liqenin Como në Itali.

Futbollistja me origjinë shqiptare e Kombëtares së Zvicrës dhe Young Boys, Ismaili, ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite duke mos i rishfaqur më.

Mediat italiane raportojnë se ekipet e kërkimit e kanë lokalizuar trupin e 24-vjeçares në një thellësi prej 204 metrave afër vendit ku kishte kërcyer në ujë nga një anije që e kishte marrë me qira bashkë me një mike të veten.

Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ka qenë pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *