“Bëhu e fortë motra ime”, Stresi i shkruan Rozana Radit

Së fundmi këngëtarja Rozana Radi ka publikuar në Instagram një postim ku tregonte se e kishte mbër-thyer një ndjenjë faji që nuk kishte dëgjuar fjalët e babit të saj.

“Jam mërzitur për babain i cili më thonte të kisha kujdes për veten’. Ah sikur të kisha mundësi ta lajmëroja se e humba veten ditën kur ai u largua” shkroi në postim Rozi.

Por, pikërisht në këtë postim bie në sy komenti i reperit të njohur Stresi, që pak kohë më parë doli nga burgu.

“Prindërit na falin shumë gjëra në jetë, të cilat shpesh nuk i vlerësojmë, deri në ditën që ata nuk i kemi më pranë. Të gjithë thonë se do të bëhet më e lehtë, të gjithë thonë do ta kalosh. Gjithçka që di është se zemra akoma na dhemb , bëhu e forte sepse ti je e tillë motra ime”, shkruan Stresi.

Komentit kaq prekës të Stresit, Rozana i është përgjigjur:

“Të kam xham sepse ti i do pa kushte nënën dhe babain dhe të vlerësoj shumë për këtë. Kam parë si sillesh me nënën dhe sa e lumtur është ajo me ty”, i përgjigjet Rozana Radi reperit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *