Shqipëria në gjysmëfinalet në kampionatin ballkanik të volejbollit

Kuqezinjtë pas dy fitoreve në ndeshjet e para kundër Kosovës dhe Greqisë, dje kanë mposhtur po me rezultatin 3-0 me sete Maqedoninë e Veriut.

Si rrjedhojë kombëtarja jonë është kualifikuar si e para e Grupi A, ndërsa në vendin e dytë është renditur Greqia.Shqipëria U-20 ka siguruar gjysmëfinalet në kampionatin ballkanik të volejbollit që po zhvillohet prej datës 24 qershor në pallatin e sportit “Feti Borova”.

Në gjysmëfinalen që do të luhet sot Shqipëria do të përballet me Malin e Zi, nga ku do të përcaktohet edhe finalistja.

Ajo që është e sigurtë është se në rast fitoreje kuqezinjtë do të futeshin në zonën e medaljes. Ndërkohë gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes Serbisë dhe Greqisë, që do të luhet po sot.

Krahas këtyre takimeve do të jenë edhe sfidat për vendin e pestë deri në të tetin. Maqedonia e Veriut do të masë forcat me Rumaninë, ndërsa Bosnje-Hercegovina do të luajë me Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *