Gazetari ndërpret raportimin dhe ndihmon policin

Gazetari Senad Nikshiqi, ka lënë mikrofonin për një moment dhe i ka dhënë ndihmën e parë një prej policëve të pl-agosur tek KZAZ 16 në Bushat të Bashkisë Vau Dejës.

Polici ndodhej i shtrirë në anë të rrugës dhe pranë tij ndodhej ambulanca por nevojitej ndihmë për ta transportuar barelën për ta futur atë ne ambulance. Gazetari Senad Nikshiqi e ka ndihmuar menjëherë stafin e ambulancës duke mundësuar bashke me ata futjen e policit nga rruga ne mjet për ta dërguar në spitalin rajonal te Shkodrës.

Me pas ai i është rikthyer punës normalisht. Kurdo herë jeta e njeriut është më e vlefshme se gjithçka tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *