Vajza i lë të gjithë me gojë hapur: Për 27 minuta dhe u ringjalla, ja mesazhi që mora nga “Parajsa”

Një grua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka befasuar jo pak me deklaratën e saj. Tina Hines, nga Arizona pësoi një atak kardiak dhe “u derdh” përtokë pasi i ndaloi zemra. Bashkëshorti i Tinas, i cili ishte pranë saj gjatë kohës që i ndodhi kjo gjë, i dha ndihmën e shpejtë, duke i shtypur kraharorin derisa erdhi ndihma e shpejtë.

Sipas “The Sun”, mjekët përdorën pajisjet për ta rikthyer në jetë dhe i gjithë procesi zgjati për 27 minuta. Pasi u përmend plotësisht, gruaja kërkoi diçka për të shkruar, pasi nuk mund të fliste. Mesazhi që ajo shkroi ishte: “It’s Real”, ose në shqip “Është e vërtetë”.

Kur iu kthye e folura, Tina tregoi se kishte parë parajsën, dhe se gjithçka ishte shumë e gjallë, me ngjyra të ndezura e të qarta. Mesazhin e Tina Hines, mbesa e saj e bëri tatuazh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *