Arsyeja e tmerrshme, pse nuk duhet t’i thani duart në lokale

Në banjot e qendrave tregtare, lokaleve apo club- eve të natës letrat e duarve janë zëvendësuar me tharëset elektrike.

Nichole Ward vendosi të bënte një eksperiment të vogël dhe ajo që zbuloi ishte e tmerrshme.
Ajo endosi një pjatë transparente laboratori në tharëse dhe e la aty për 3 minuta.

Pas disa momentesh, ajo pa një pushtim të gjallë mikrobesh, që nga fotoja duken si Escherichia coli, bakter shumë i rrezikshëm, shkruan meganews.al.

Nichole shkruajti në Facebook: “Mos i thani më duart me diçka të tillë. Këto lloj kërpudhash apo bakteresh do të ngjiten në duart tuaja, ndërkohë që ju largoheni me idenë se i keni duart të pastra.”

Banjot publike janë të mbushura me mikrobe dhe nuk është për t’u çuditur që tharësit e duarve të përhapin gjithashtu mikrobe.

Disa studime e kanë kundërshtuar idenë se tharësit e duarve mbajnë mikrobe, por ky eksperiment i pjatës është mjaft bindës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *