“I ke q* nënën”/ Taulant Balla i kthehet Eni Vasilit, gazetarja ia bën 8 me 2

Mbrëmjen e sotme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar disa përgjime të reja, lidhur me votimet e vitit 2017 dhe blerjen e votës.

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel, ishte i futar mbrëmjen e sotme nr.2 i PS, Taulant Balla.

Ky i fundit reagoi teksa dëgjoi bisedën e Damian Gjiknurit mes Ymer Lalës, i ati i deputetes Reme Lala, dhe ish-ministri Damian Gjiknuri, shkruan meganews.al.

Të dy dëgjohen të gëzuar teksa, siç kuptohet, festojnë për rezultatin e fitores me mbi 1 mijë vota.

Për një moment Gjiknuri shprehet: “Hahaha, tërmet, tërmet. I qimë robt, më duket se doli llafi jot, mbi 1000”

Pasi mbaroi audio, Balla iu drejtua Vasilit: Ç’kuptuat ju zonja gazetare nga kjo?

Megjithatë, Eni Vasili nuk ia përton.

Ajo i kthehet: Mos do të marrësh drejtimin e emisionit? Përgjigju, çfarë janë këto?”/meganews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *