E bujshme/ Milan dhe UEFA bëhen bashkë dhe marrin vendimin e papritur

Milani është pranë arritjes së një marrëveshjes me UEFA-n, për të mos luajtur në Ligën e Evropës (sezonin e ardhshëm) dhe kjo mund të konfirmohet të mërkurën.

Janë disa media të mëdha botërore që raportojnë, mes tyre edhe Corriere della Sera, e cila shpjegon se kompromisi e kënaq UEFA-n dhe i jep Milanit më shumë kohë për të balancuar librat e tyre.

UEFA tashmë ka pezulluar procedurat kundër Rossonerëve mbi FFP pasi ata kishin apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS).

Por seancë e caktuar në CAS nuk mbahet para 14 gushtit, duke e vërtetuar se ata janë të disponueshëm për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Megjithatë, gazeta shkruan se klubi nuk do të luajë këtë edicion, duke pranuar një dënim ‘gjithëpërfshirës’ që mbulon edhe periudhat 2014-17 dhe 2015-18.

Nëse dënimi pranohet, Milani nuk merr pjesë këtë vit, duke ia lënë vendin Torinos, si përfaqësuesi i tretë në Ligën e Evropës nga Italia.

Milan News përfundon UEFA do të bëjë një njoftim zyrtar për këtë çështje nesër (e mërkure).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *