I kërkoi një foto në pishinë, Ermali i bën Amit atë që s’e mendonte kurrë

Prej disa ditësh çifti i njohur i ekranit, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi ndodhen për pushime në Belek të Turqisë.

Ata ndonëse kanë zgjedhur të largohen për pak kohë nga profesionet përkatëse, sërish mbeten në qendër të mediave, për shkak të fotove që publikojnë.

Mirëpo, së fundmi Ami ka postuar një foto në Instastory teksa shkruan: ‘Kur i thua burrit të të bëjë foto’.

Mesa duket Ermali nuk ka qenë në humor për t’i bërë asaj sërish foto nga pishina.

Theksojmë që çifti në këtë udhëtim kanë marrë me vete edhe dy fëmijët, Joelin dhe Sian e vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *