Gaz Paja lë dasmën përgjysmë, nuk jua merr mendja ku ka shkuar

Gaz Paja ka bërë një veprim të papritur.

Sapo ka përfunduar ceremoninë e celebrimit me partneren e tij Irën, aktori i humorit Gazmend Paja ka shkuar në çeljen e fushatës së Partisë Socialiste.

Aktori nuk ka hequr dorë nga politika as në këtë ditë të veçantë për të, pasi është shfaqur pa Irën krah kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në podium.

Veliaj i dha fjalën Gazit, i cili deklaroi se ndodhet aty pasi do të hyjë në histori.

‘Nuk do zgjatem shumë, thjesht e di që këto çunat dhe gocat këtu do hyjnë në histori dhe dua të jem pjesë e historisë’, tha aktori.

Me sa duket aktori do të tregohet sa më besnik ndaj partisë së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *