Ky është i riu shqiptar që u gjet i pajetë në kasolle, dalin detaje të frikshme

Dorian Liçaj rezultonte i zhdukur që nga 30 Prilli i këtij viti.

Fundi ka rezultuar tragjik për 31-vjeçarin i cili kishte qenë në Itali për vizitë tek kushërinjtë e tij.

Trupi i të riut u gjet i va-rur dhe në një gjendje dekompozimi, në një kasolle rreth 1 kilometër larg nga shtëpia e tij, në Maullit.

Pranë trupit të 31-vjeçarit u gjet biçikleta e tij, disa sende personale dhe telefoni i cili ishte i fikur. Sipas policisë i riu ishte vetëvrarë dhe mjekët nuk kanë asnjë dyshim tjetër. Ata madje janë shkrehur se ai mund të jetë vetëvrarë ditën kur u denoncua i zhdukur.

Hetimi për gjetjen e Dorianit u bë nga karabinieri i Raguzës, ndihmuar nga vullnetarë të shumtë, si dhe të afërmit e Dorianit, të cilët kishin ikur nga Shqipëria për të kontribuar në kërkimin e tij.

Doriani kishte shkuar në Itali që në Janar dhe ishte në kërkim të një pune. Ai u largua natën e 30 Prillit nga Marina di Ragusa, ku ishte mysafir tek kushërinjtë e tij dhe nuk u kthye më.

Kushërinjtë e kanë përshkruar si një njeri që vuante nga ankthi dhe para se të largohej ai kishte lënë një letër ku kërkonte falje për vuajtjet që do u shkaktonte njerëzve të familjes dhe të afërmve lidhur me veprimin që do bënte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *