Zbulohen të reja mbi tragjedinë e Sala

Kur kanë kaluar 4 muaj nga vdekja tragjike e sulmuesit argjentinas Emiliano Sala pas rënies së avionit ku ai fluturonte, në ujërat e akullta mbi kanalin e Lë Manshit, zbulohen detaje të reja nga ajo që u kthye në një sagë të vërtetë.

Në 6 Janar 2019, sulmuesi që humbi jetën në aksidentin ajror, ishte rrëfyer me një mikun e tij se nuk dëshironte të shkonte te Kardif Siti, por skuadra e tij Nant e detyronte për shkak të milionave të ofruara.

Për ta bazuar këtë, gazeta franceze “L’Equipe” zbuloi dhe një mesazh audio në rrjetin social Whatsapp: “Duan të më shesin. Kanë negocionuar për të përfituar shumë para’ dhe duan me çdo kusht që të largohem. Është e vërtetë që më ofrojnë kontratë të mirë, por në nivel projekti sportiv nuk është interesant”.

Ashtu siç zbulohet nga dokumentari, Emiliano Sala nuk dëshironte të transferohej në ekipin uellsian, e si për ironi të fatit ishte pikërisht fluturimi drejt skuadrës së re që i mori edhe jetën. Ngjarja që përfshiu sulmuesin argjentinas u kthye në një mister të madh, pasi piloti që e shoqëronte nuk kishte leje për të transportuar pasagjerë.

Babai i futbollisti, i cili vdiq nga një infarkt në zemër pasi nuk e kaloi dot tragjedinë e të birit, kishte akuzuar më parë ekipin e Kardifit se e kishte lënë në mëshirë të fatit djalin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *