Çiljeta u mbulua me shami, Oriola Marashi ka dy fjalë për t’i thënë

Është shoqëruar me polemika të shumta, mbulimi i këngëtares Çiljeta Xilaga me shami.

Këngëtarja publikoi këto ditë disa video ku shihet e mbuluar me shami dhe ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për muajin e Ramazanit.

Komentet dhe reagimet lidhur me këto pamje kanë qenë nga më të ndryshmet.

Mirëpo këngëtarja ka treguar se është besimtare e devotshme dhe se do të agjërojë gjithë muajin.

Çiljeta dhe ditën e djeshme ka publikuar një video ku shihet përsëri e mbuluar.

Kjo video ka tërhequr vëmendjen e modeles së njohur Oriola Marashi e cila i ka lënë një koment Çiljetës: ‘Bukuri e rrallë’, i ka komentuar Oriola duke treguar kështu që edhe e mbuluar Çiljeta vazhdon të jetë mjaft simpatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *