Jonida Maliqi ngrin peshë zemrat e shqiptarëve, fiton dy çmime teksa kryeson sondazhet

I ka të gjitha shanset për të shkruar historinë.

Po mbahet mbrëmjen e sotme finalja e “Eurovision” në Tel Aviv. Shqipëria e përfaqësuar nga Jonida Maliqi këndoi e dyta në rradhë. Jonida dha një performancë madhështore dhe e elektrizoi skenën e Eurovisionit.

Jonida qëndronte vokalisht në nivel tejet të lartë dhe performanca e saj shoqërohej me katër vokalist të tjerë.

Gjatë performancës, Jonida qëndroi në mes të një rrethizjarri.

Këngëtarja dukej si një mbretëreshë ilire e veshur me fustanin e zi me filigranë ari dhe që përfaqëson më së miri etnikën shqiptare.

Jonida është vlerësuar si Artistja me zërin më të mirë femëror dhe si Këngëtarja që ka kënduar live më mirë.

Shqiptarët që jetojnë në vendet europiane mund ta votojnë Jonidën me kodin 02 kur votimet të hapen në mesnatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *