Motra e Vjollca Hoxhës së Top-it ka mbetur pa kokërr leku? Bën veprimin që nuk pritej dhe askush s’mori vesh gjë

Vjollca Hoxha ia rezervon daljet publike vetëm eventeve të Top Medias.

Megjithatë, dje në mbrëmje mund të betoheshim se Vjollca Hoxha po konkurronte për çmimet e mëdha tek “Porta e Fatit” në televizionin Klan.

Një grua me një ngjashmëri të pazakontë me presidenten e “Top Medias”, u prezantua të dielën nga Orinda Huta si një prej konkurrentëve të “Porta e Fatit”, me emrin Fiqirete Kokona.

Bashkë me 3 konkurrentët e tjerë, ajo tërhoqi numrin e vet: 8, i cili nuk rezultoi me shumë fat pasi ishte zonja me numrin 11, Emina Balla, së cilës i takoi çelësi i duhur për të hapur sëndukun.

Por, le t’i rikthehemi ngjashmërisë së çuditshme të zonjës Fiqirete Kokona me zonjën Vjollca Hoxha.

Pikë së pari, drejtoria ekzekutive e “Top Channel”, është shumë e rezervuar sa i takon rrjeteve sociale, kështu që nuk është se gjendet ndonjë foto e saja me motrat apo vëllezërit.

Së dyti, ndonëse mbiemri i rinisë së Vjollca Hoxhës është Vjollca Peposhi, motra e saj është martuar dhe ka ndërruar mbiemër: Kokona.

Fiqirete Kokona, është mamaja e Kejsi Kokonës, kushërira e Lorit dhe Sarës e cila ishte edhe e ftuar në dasmën e Sarës me Ledionin në Itali në gusht të vitit të kaluar.

Së treti, ç’do motra e Vjollca Hoxhës që konkurron tek një lojë fati në Klan, në fund të fundit? Epo, nuk është për t’u çuditur. Paratë i do edhe mbreti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *