Kamarieri shqiptar në SHBA lë me gisht në gojë amerikanët: I kthen zonjës 500 mijë dollar bakshish

E pabesueshme, por e vërtetë.

Një i ri shqiptar është bërë tashmë kamarieri më i famshëm në Manhattan për shkak të një gjesti që pak kush e bën.

Armando Markaj, student për mjekësi, i cili punonte në një piceri në Manhattan gjeti në një nga tavolinat e lokalit një çek prej 500 mijë dollarësh.

Markaj ishte drejtuar për të pastruar tavolinën e një zonje, e cila sapo ishte larguar kur gjeti çekun me shumën e majme të parave.

Por ai e kishte dorëzuar menjëherë çekun tek pronari i lokalit, i cili me anë të të faturës arrite të gjente pronaren e shumës.

Bëhej fjalë për një grua 79-vjeçare , e cila ishte një punonjëse sociale e dalë në pension.

I pyetur nga mediat rreth kësaj historie, shqiptari u shpreh  kjo ishte “karma”. Gruaja nuk i kishte lënë bakshish  dhe ai e gjeti veten me rreth 500 mijë dollarë në dorë.

Megjithatë ai nuk ka pranuar asnjë shpërblim prej saj pas dorëzimit të çekut, ndonëse e moshuara dëshironte në këtë mënyrë ta falënderonte për ndershmërinë.

79-vjeçarja e cila ishte e dëshpëruar nga humbja e parave ka mbetur e shtangur kur djali ja ka kthyer çekun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *