Bëj mirë, të gjesh keq: 10 rastet kur VIP-at shqiptar u kritikuan pse bënë bamirësi

Të bësh bamirësi është padyshim gjesti më madhështor dhe humanitar që një person, i ri, i vjetër, i pasur, i varfër, i famshëm apo jo, mund të bëjë në këtë jetë. Por mënyra sesi kjo bamirësi zgjidhet të bëhet, sidomos në rastet publike, shpeshherë ka shkaktuar debat.

1.Rasti më i fundit ishte ai i Tarameles, vogëlushit të “Piter Pan” nga fshati Mushqeta që është kthyer në personazhin më të dashur të ekranit.

Pak ditë më parë Alketa Vejsiu shkoi në shtëpinë e Xhejson Baftit dhe pasi pa gjendjen e mj.erueshme në të cilën vogëlushi jetonte, vendosi të ndërmerrte një nismë.Moderatorja kërkoi ndihmën e publikut për të mbledhur para në ndihmë të Xhejsonit që familja e tij të blejë një shtëpi në Tiranë ku sigurisht vogëlushit do i mundësohet një jetë më e mirë.

Mënyra që zgjodhi Alketa për ta ndihmuar Xhejsonin nuk u mirëprit nga të gjithë. Personazhe të njohur u kthyen publikisht kundër moderatores duke u shprehur se vogëlushin e ka kthyer në lypes. Pavarësisht kritikave Alketa nuk u ndal dhe deri tani për Xhejsonin janë arritur të mblidhen më shumë se 15 mijë euro nga donatorë të ndryshëm.

2.Edhe Valbona Selimllari e cila prej kohësh është e angazhuar me emisionin “Ma jep dorën” ku në fokus është bamirësia, së fundmi u kritikua shumë për shkak të një videoje të postuar në rrjete sociale.

Valbona shfaqet në makinë me dy fëmijë romë dhe rrugës përballen me një imazh të trishtë, një nene e ulur në trotuar teksa mbanfemijen në krahë.

Valbona ndalon makinën dhe i përmend nënës qendrat sociale. Pikërisht ky fakt bëri që ndjekësit t’i kthehen kundër Valbonës me komente të shumta ku i shkruanin se qëndrat sociale nuk funksionojnë dhe se nuk duhet t’i përdorë imazhinfemijeve që kishte në makinë. Valbona iu kthye komentuesve duke i treguar se e vërteta nuk është siç duket.

3.Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj është një nga personazhet që bën shumë bamirësi dhe që shpeshherë u bën thirrje fansave të bëjnë të njëjtën gjë.

Mirëpo vitin e kaluar modelja u kritikua shumë për shkak të një postimi ku tregonte një të moshuar që jetonte në kushtevarfërie dhe shkruante se kështu jetojnë disa familje në Shqipëri.

Ndjekësit iu kthyen keq Eminës duke i komentuar se po krijon një imazh të gabuar për shqiptarët. Emina u përgjigj publikisht duke u shprehur se nuk i shpërndan këto pamje për të treguar anën negative të vendit të saj por sepse këto familje kanë vërtet nevojë për një zë.

4.Edhe Xhensila e Besi janë një nga çiftet që bëjnë shumë bamirësi, por preferojnë mos t’i bëjnë publike pasi edhe të vetmen herë kur e treguan, foto e tyre ziente nga komentet.

Vitin e kaluar çifti ndihmuan një familje në nevojë në zonën e Kasharit dhe situata e vështirë në të cilën gjendej familja e preku shumë Xhensilën e cila në fotot e postuara nga organizata shfaqej e perlotur.

Komentuesit shpërthyen ndaj Xhensilës dhe Besit duke komentuar se ata e bëjnë një gjë të tillë për tu dukur. Pas këtyre komenteve Xhensila reagoi me një postim në Instagram ku shkruante se pikërisht prej këtyre mendimeve të njerëzve, ata nuk i publikojnë rastet e bamirësisë.

5.Vitin e kaluar bëri bujë rasti i Gëzimit nga Treblova i cili në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” të Arbana Osmanit u përball me kërkesën e një pastori, Alfred Zikës për të birësuar dy vajzat e tij.

Babai biologjik, Gëzim Abdulaj refuzoi që vajzat e tij të birësohen ndërkohë që Arbana Osmani u kritikua ashpër nga komentuesit në rrjet të cilët e akuzonin moderatoren se po mundohej t’i mbushte mendjenbabait të varfër.

Gëzimi nga Treblova me dinjitet deri në fund të emisionit nuk pranoi që t’i jepte vajzat e tij dhe u largua krenar. Kjo puntatë e emisionit më pas u fshi nga Youtube.

6.Edhe modelja Alesia Bami është vënë në shënjestër të kritikave për shkak të disa fotove ku shfaqej duke i shërbyer ushqim të moshuarve në një qendër sociale.

Komentuesit e kritikuan Alesian duke i thënë se bamirësia nuk duhet të demonstrohet për shoë ndërsa modelja ja ktheu se e bëri postimin që t’i sugjerojë të gjithëve të bëjnë bamirësi.

7.Reperi Capital T në dhjetor të vitit të kaluar, për t’i sjellë buzëqeshjen fëmijëvejetim shpërndau ushqim e dhurata për ta me rastin e Vitit të Ri.

Pavarësisht gjestit humanitar, reperi u kritikua nga komentuesit për të njëjtën arsye që u kritikua edhe Alesia pasi bamirësitë e tyre i bënë publike.

“Për të gjithë ata njerëz të ligë që i pengon bamirësia ime dhe të gjithë ata të cilët kanë shpirt për të sharë humanitetin e çdolloji: Zoti ju ndihmoftë dhe ju pastroftë prej urrejtjes që keni në shpirt. Kur ju pengon humaniteti mendo sa shumë ju pengon suksesi im. Sidoqoftë aksione nuk do të ndalen. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara. Zemra dhe qëllimet e pastra gjithmojnë fitojnë”, u shpreh Capital T.

8.Noizy, një nga të famshmit që bën shumë bamirësi, është kritikuar gjithashtu në një rast të një viti më parë.

Reperi kërkoi nga fansat që të ndihmonin njëvogëlushe për t’iu nënshtuar një operacioni që kushtonte 20 mijë euro. Shumë fansa e vlerësuan Noizyn për këtë gjest, por të tjerë i kujtuan fotot me tufa me para apo koncertet ku fiton 20 mijë euro në një natë. Reperi iu përgjigj fansave duke i treguar se lekët janë mbledhur të gjitha, por ai mendoi të mblidhnin akoma më shumë që vogëlushja t’i kishte pasi të dilte ngaspitali.

“Për të gjithë ju që komentoni fitimet e mia dhe jo ndihmën e vajzës, Zoti është i madh, mos harroni. Mbani llogaritë e mia. Lutuni Zotit nuk ju ndodh kjo fatekeqsi juve se pastajperplaseni te unë”, shkruante Noizy.

9.Roza Lati është vënë gjithashtu në qendër të kritikave pak kohë më parë kur në një postim të saj i kërkonte fansave të adoptonin një qen.

“Po ty mi motër të ngelën qentë për të ndihmuar dhe kur vjen puna as një 10 lekësh nuk i jep një lyps te shkreti në rrugë. Sa turp për ty”, i shkruante një komentues.

Roza ja mbylli gojën të gjithëve duke publikuar një foto ku tregonte se ka marrë një certifikatë nga “Shoqata Kombëtare e Jetimëvetë Shqipërisë” për kontributin e dhënë ndaj fëmijëve jëtimë të Qarkut të Gjirokastrës.

10.Pak ditë më parë edhe princeshë Elia Zaharia u bë pjesë e kritikave për të njëjtën çështje.

Një komentuese i shkruante Elias të mos postonte foto në festa luksoze por të ndihmojë tevarfrit.

“Sigurisht që postojmë foto dhe informacione nga veprimtaria e Fondacionit ‘Mbretëresha Geraldine’. Në kuadër të fondacionit ndajmë herë pas here punët tona, ndërsa në kuadër personal një shprehje e urtë thotë: Bëje të mirën dhe hidhe në det! Dhe sa për informacion, kjo foto është pikërisht në themelimin e Akademisë Mbretërore, e cila do të mbështesë kauza humanitare dhe për fat Shqipëria do të përfaqësohet me projekte”, u përgjigj Elia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *