“Ju kam thënë që është fabrikë”, Noizy zbulon pamjet e oborrit plot makina

Noizy njihet për sukseset në muzikë, karrierën e gjatë dhe sigurisht shpenzimet luksoze.

Nga orat tek makinat e shtrenjta, reperi ka zbuluar pothuajse çdo blerje në postimet në ‘Instagram’ ose në videoklipet e këngëve.

Edhe sot, një nga videot që ai ka publikuar përfshin imazhe të tilla, por këtë herë qendra janë makinat shumë të shtrenjta që kanë mbushur oborrin e biznesit të tij në Durrës.

Në njërën prej tyre, Noizy shprehet: “Ju kam thënë që është fabrikë”, duke lënë të kuptohet në këtë mënyrë se makinat janë në pronësi të tij.

Siç duket sukseset e njëpasnjëshme në muzikë kanë sjellë përfitimet e tyre, duke bërë të mundur realizimin e dëshirave të reperit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *