Regjisori i Top Channel shpall publikisht lidhjen me Arbana Osmanin

Kishte disa kohë që mediat flisnin shumë për një lidhje të re të Arbana Osmanit e cila së fundi u nda me bashkëshortin e saj.

U fol gjatë se Arbana ishte duke krijuar një lidhje me regjisorin e programit të saj në Top Channel.

Deri dje, nuk e kishin pranuar një gjë të tillë në media.

Por hapin e parë e ka bërë i dashuri i saj, Eduart Grishaj.

Ditëlindja e Arbanës, ka nxitur Eduartin që të dalë në rrjete sociale me urimin plot zemra për femrën e rrallë siç e cilëson ai, moderatoren e fisme të programit me audiencë të lartë, “Dua të të bëj të lumtur”.

Në foton më poshtë, shihni dhe foton e dedikimin e Eduartit për Arbanën.

E ndërsa pardje ishte ditëlindja e Arbanës, regjisori Grishaj ka publikuar dhe videon e mëposhtme teksa shfaqet duke parë fishekzjarrët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *