Tronditet Real Madrid, ndërron jetë ish-portieri i ekipit

Lajm i keq për botën e sportit.

Ish-portieri i Realit të Madridit, Andres Avelino Junquera ka ndërruar jetë.

Junquera, i cili luajti për klubin spanjoll mes viteve 1966 dhe 1975 ka vde-kur në moshën 73 vjeçare.

Me “Los Blancos” ai fitoi pesë tituj të La Liga dhe Trofeu Zamora gjatë sezonit 1967-1968.

Lindur në La Felguera, Asturias, ai filloi karrierën e tij me Langreo në Segunda divizion, ku ra në sy për talentin e tij mes shtyllave.

Aftësitë e tij u vunë re nga drejtuesit e Realit, që e morën në “Santiago Bernabeu” në moshë fare të vogël, vetëm 20 vjeç. Në fund të karrierës së tij ai kaloi tre sezone me Zaragozën dhe i ndihmoi ata të ngjiteshin në elitë në sezonin 1977-1978.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *