Rrëzohet avioni, 14 persona humbin jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë. Mësohet se një avion privat  që fluturonte nga Las Vegasi për në Meksikë është rrëzuar.

E ditur bëhet se avioni është rrëzuar në rajonin verior të Meksikës dhe se deri më tani kanë humbur jetën 14 persona.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se  avioni tip ‘’Bombardier Challenger 600’’ ishte ngritur nga Aeroporti Ndërkombëtar i McCarran në Las Vegas.

Ky avion pas dy orësh humbi çdo gjurmë. Të 14 persona që ishin në bord kanë ndërruar jetën.

Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, por mësohet vetëm se ata kishin udhëtuar drejt SHBA-ve për të parë ndeshje boksi në Las Vegas.

Shkaku se përse ky avion është rrëzuar mbetet ende mister.

Foto ilustruese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *